Opinion nga Tonin Frroku

Pas shume vitesh shkoja në Kukës.Kësaj rradhe për të parë atë ndeshje të fundit të këtij sezoni, Kukësi- Skënderbeu. Ndeshje që nuk kishte asnjë rëndësi për nga rezultati. Nga festa sigurisht qe shumë. Sepse, si korçarët nga njëra anë, por kukësianët nga krahu tjetër kishin arsye të forta për të festuar.Të paret per here te trete rradhazi kampiont.Ndersa te dytet edhe duke luajtur per here te pare ne kete kategori jane nenkampion. Ndaj dhe per kete kane festuar si kampion.Nga pista kam mbetur tuj pa reagimin e shkodranit te kryepankines kukesiane. Shume me teper atehere kur Armando Cungu,shkodrani I mrekullushem eshte thirrur nga organizatoret per te marr medaljen e nenkampionit si trajner I kesaj skuadre.Pasi ka kryer adetin zyrtar eshte spostuar diku pak me larg se vendi qe jepeshin medaljet dhe e kam pare me koke te uler.Te perlotur sigurisht.Nderkohe qe I gjithe stadium ishte ndezur me emrin e tij.Gje e cila jam i bindur se nuk I kishte ndodhur keshtu ne asnje rast tjeter edhe kur ka fituar jo pak me nje skuader si Vllaznia.Por,I ka ndodhur kesaj rradhe.Si trajner.Lot te justifikuara.Sepse,shkodrani ka guxuar.Si askush tjeter.Jo vetem per te marr persiper nje skuader,por akoma me tej per ta sjell ne maje te futbollit shqiptar.Edhe ne kushte kur pas pese javesh edhe e ka pare se po I lekundej jo pak pankina.Por,Cungu,ai djal shkodre me mire se gjithe te tjeret e dinte fort mire se ky grup lojtaresh te cilet pak kush eshte ne gjendje te thote nese kishin luajtur here tjeter sebashku,do tja dilte.Dhe ka pasur te drejt.Te gjitha keto,por dhe shume te tjera ka qene duke menduar kryepankina kukesiane ne ate caste,kur prane tij eshte ofruar me medalje edhe asistenti I tij Esat Rakiqi,padyshim nje nga emrat me te njohur te futbollit shkodrane.Pak me vone me medalje eshte ofruar edhe Sulejman Starova,por dhe te tjere.Dhe vetem atehere te gjithe kane festuar si te “çmendur”.Ashtu siç ka festuar I gjithe qytetit.I gjithe Kukesi me mire te themi.Megjithate,ato lot te Armando Cungut me kane mbetur ne mendje.Ndoshta edhe per kete,kam vrapuar drejt tij.Per ta perqafuar.Se ja ka dal.Te jete nenkampion.Por,si trajner tashme do te jete me ekipin qe solli deri ne kete faze..Gje e cila ndodh per here te pare me shkodranin.Si i pari nje pankine.Fin e te mençur si pak trajner qe kane dale nga ai qytet ku futbolli eshte luajtur si loje para se te luhej ne çdo qytet tjeter.Si shume gjera te tjera.Qe jane prone vetem e ketij qyteti. Lotet e Cungut kane ken lot gezimi.Te nje trajneri qe ka guxuar.