Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Luajti futboll me frena dore”, Venger shpjegon dështimin e Ozil

“Luajti futboll me frena dore”, Venger shpjegon dështimin e Ozil

Nëse ka njeri që njeh mirë Mesut Ozil, ai është Arsen Venger. Trajneri i cili e ka drejtuar gjermanin te Arsenali, e di mirë se çfarë mund të dhurojë në fushë futbollisti 29 vjeçar, ndaj është i bindur se ajo që ka parë në Rusi 2018, nuk është forma e tij e vërtetë.

“Kur e ndoqa duke luajtur, e ndjeja që kishte situata në lojë ku ai mund të kishte luajtur përpara, të bënte progres apo të bënte lojë më vertikale”, tha Venger për “beIN Sports”.

“Por ai luajti me gjërat e sigurta. Po mendoja me vete ky nuk është Ozili i vërtetë që njoh, ai që mund të vrasë me një pasim.

Ai luajti mirë, por nuk luajti me liri të plotë dhe luajti me frena dore në këtë Botëror për Gjermaninë.

Ai dhe Gyndogan vuajtën atë që ndodhi para Botërorit pasi për ta ka pasur polemika në Gjermaai. Ozili është një lojtar që ka nevojë për mbështetje, nuk ka nevojë për polemika”, shpjegoi trajneri francez. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments