ei Manaj ka humbur sot një mundësi të mirë për të bindur trajnerin e Barcelonës, Ronald Kuman, se mund t’i besojë hapësira, ose të të paktën mund të përdorë lojtarin në stërvitjet e ekipit të parë të katalanasve, siç bënte në edicionin e kaluar Kike Setien.
Manaj sot ishte kthyer përsëri pjesë e skuadrës së Barcelonës B, për ndeshjen e katëgorisë së tretë ndaj ekipit të Prat. Kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat për skuadrën B të katalanasve, që kanë krijuar një grup të ri, ku vetëm Manaj është “veteran”. Në fakt, edhe sulmuesi pritej të largohej, por Barcelona nuk mori oferta të kënaqshme për të dhe u detyrua të mbante futbollistin shqiptar.
Në ndeshjen e sotme, që u vëzhgua nga Ronald Kuman dhe i gjithë stafi teknik i Barcelonës, Manaj nuk la gjurmë, ashtu si gjithë ekipi në fakt, pasi Barcleona B u tregua rrallëherë thumbuese para portës kundërshtare. Sulmuesi u zëvendësua pas një ore lojë, duke mos qenë protagonist në asnjë moment në aksione për t’u mbajtur mend nga katalanasit në një ndeshje e cila u mbyll në barazimin 0-0.
Manaj pritet që të aktivizohet rregullisht deri në muajin janar, pasi klubi ka si qëllim që të rritë vlerën e tij dhe ta bëjë “tërheqës” për klubet e tjera, në mënyrë që të mund të shesë lojtarin për të cilin ka shpenzuar rreth 32 milionë euro për ta transferuar nga radhët e Albacetes që zotëronte kartonin e tij. /vipsport/