HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELuajti vetëm 6 muaj në Rrogozhinë, 100 mijë euro shkojnë në arkën...

Luajti vetëm 6 muaj në Rrogozhinë, 100 mijë euro shkojnë në arkën e Egnatias

Egnatia këtë sezon është skuadra që ka marrë vëmendjen e të gjithë sportdashësve. Skuadra rrogozhinase përveçse arriti të renditej e 3-ta në klaisfikim, arriti që për herë të parë siguroi edhe pjesmarrjen në garat europiane si dhe fitoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

E tashmë në të tilla kushte në syrin e ekipeve të huaja kanë rënë shumë lojtarë, të cilët në këtë merkato ose janë shitur ose priten të shiten. I fundit që largohet përfundimisht nga skuadra rrogozhinase është Hamzat Ojediran.

Ky i fundit ishte i huazuar te Debreceni në Hungari dhe i kanë mjaftuar vetëm 6 muaj për të bindur drejtuesit e skuadrës hungareze për të blerë përfundimisht kartonin e tij.

Në të tilla kushte në arkat e Egnatias kanë shkuar 100 mijë euro, teksa kanë mbajtur edhe 20% të kartonit të lojtarit./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments