Kastrioti do të udhëtojë në “Loro Boriçi” për të sfiduar Vllazninë në sfidën e javës së 23-të të Abissnet Superiore. Një takim që shkodranët nuk duhet ta humbasi kurrsesi, pasi kërkojnë titullin kampion.

Për këtë përballje në rrjetet sociale klubi kuqeblu ka bërë të ditur se tashmë biletat kanë dalë në shitje. Gjithashtu ka njoftuar të gjithë tifozët se ku mund të sigurojnë biletën e tyre.

Kuptohet qe nuk pritet te jete interesimi si ne ndeshjen e para dy javeve me Tiranen, megjithate eshte e sigurte se skuadres se Vllaznise nuk do t’i mungoje mbeshtetja e tifozeve kuqeblu. Sa i takon ketyre te fundit, “vllaznit Ultras” kane bere te ditur se do te jene ne tribunen e tyre te zakonshme, C5, per ta mbeshtetur fuqimishem Vllaznine.

Natyrisht qe skuadra ka nevoje per mbeshtetje me shume se kurre sepse kampionati po shkon drejt fundit dhe tashme duhet treguar se te dyja palet do jene nje, me objektivin e qarte per te tentuar fort deri ne fund titullin e shumepritur kampion.