Kukësi e nisi sezonin me një humbje në Shkodër, aty ku u mund nga Vllaznia me rezultatin 3-1. Kjo humbje ka sjellë pakënaqësi te tifozët e Kukësit, teksa nuk ka munguar as polemika. Menaxheri Luan Shpuza ka shpërthyer në akuza kundrejt drejtorit sportiv të Kukësi, Naim Halili.
Babai i sulmuesit të Kombëtares U19, Albi Shpuzës e ka konsideruar Halilin një dallaverexhi, duke shtuar se nuk është njeri i sportit. Ndërkohë, nuk ka munguar as replika e Halilit, i cili shprehet se ka pasur suksese e madje, është historia e Kukësit.
KOMENTI I SHPUZËS
“Naim ju nuk jeni njeri i sportit…dhe pergjesin e kan ato qe ju besuan ju ..Prandaj me njerz si ju nuk ece futbolli jo te ju por gjitha klubet… ju nuk jeni kopetent per kte pune dhe Profesionist ..TRAINERI KUKESIT..nuk ka patur luksin te marre lojtare sipas roleve qe i nevoiten…dhe dore te lire.. si Trainer.. por i detyruar nga ju dhe quni Gjicit…te ul koken ne fushe dhe te pranoi lojtare nen nivel qe keni afru ju zotni …pra i bie pazari Milotit jo Klub serjoz. Kete sezon ju keni largu trajnerin e portierave Nexhipin, çun profesionist.
Ju shkrit ekipi U21 me trajner Artur Beqirin etj. Njerez qe kane nje jete ne fushen e sportit. Ju nuk iu interesojne ekipet zinxhir te Kukesit, sepse nuk keni mundesi per pazare. Tek ju kan ardhe ne prove lojtare te kombetares U21 dhe si keni mbajtur se doni rryshfete, dallavere. Ban mire te largohesh nga sporti sepse je me i respektuar, sa nuk eshte vone. Kukesi i duhet futbollit shqiptar.
REPLIKA E NAIM HALILIT:
“Me ty nuk merrem sepse ke konflikt interesi, unë jam 11 vite drejtues dhe bashkudhëtar i historis së Fk Kukësit, sa do njërëz të vegjel si puna jote më shkruajn aq më i fortë bëhem ,dhe aq më shum dëshir për punën më shtohet, sa për të tjerat duhet të flasësh me fakte. Sepse ti nuk info të mjaftueshme U 21 funksionon me kapacitet të plotë me Tranier Brazilian, sa për pazarin e Milotit , e kam ndërruar bëj pazar në Shkodër. Në këtë punë nuk bëj kompromise me asnjë. As miq nuk kam, dhe as ndërhyrje nuk pranoj. Don ti apo edhe disa sharlatan si puna jote që mundohen me vjell vrer për arsye presonale. Unë jam historia e FK Kukësit”