Kishte disa kohe qe nuk shfaqej emri i tij, por sot eshte “zbuluar” edhe destinacioni i tij i ardhshem. Luan Zmijani, nje nga trajneret me te mire te Akademise Vllaznia, nuk eshte larguar prej saj, por do te vazhdoje te trajnoje aty.
Por njeriu qe ka drejtuar per disa vjet ekipin U19 te saj, duke fituar edhe disa trofe me te, ka surprizuar me ekipin e ri qe ka zgjedhur te punoje.
Zmijani ne sezonin e ri do te drejtoje ekipin U9 te Akademise Vllaznise nderkohe qe tek ekipi U19 ka nisur punen tashme Vioresin Sinani.
Nuk dihet saktesisht pse eshte bere kjo zgjedhje, megjithate ne njoftimin e Akademise Vllaznia bere diten e sotme per nisjen e stervitjes se ekipeve U7, U9 dhe U11 jane mesuar edhe emrat e trajnereve qe do te punojne me to.
Keshtu me U7 trajner do te jete Ivo Shestani, me U9 Luan Zmijani dhe me U11 do te vazhdoje te punoje Ylad Pirani.