Pas lajmeve që e lidhin me pozitën e trajnerit te Juventusi, Luciano Spalletti ka dhënë një deklaratë të kujdesshme. Spalletti ka theksuar se nuk është personi më i përshtatshëm për të komentuar mbi këtë çështje, por duke vlerësuar punën e ish-trajnerit Igor Tudor dhe potencialin e skuadrës bardhezi.
“Jam mirë dhe kam ambicien të përmirësoj atë që ka ndodhur së fundmi. Pres me qetësi çdo mundësi që mund të vijë”, ka thënë Spalletti gjatë një eventi sponsorizimi në Milano.
Spalletti vlerëson profesionalizmin dhe integritetin e Igor Tudor dhe nënvizon se kushdo që e zëvendëson do të trashëgojë një skuadër të përgatitur mirë.
“Nëse do të flisja për Juventusin, do të thoja fjalë në favor të Tudor, një njeri serioz dhe i ndërtuar mbi vlera të forta. E kam parë nga afër punën e tij dhe gjithmonë më ka impresionuar si një profesionist i vërtetë. Kushdo që do ta zëvendësojë do të ketë një skuadër të stërvitur mirë dhe të përgatitur”.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje mbi spekulimet, Spalletti konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit pas shkarkimit të Tudorit dje, pas një periudhe të dobët rezultatesh.
Ish-trajneri i Napolit po diskuton aktualisht me drejtuesit e klubit mbi aspektet kontraktuale dhe financiare, duke treguar interes të madh për të marrë pozitën. /Telegrafi/







