Vllaznia dhe Deçiq i Tuzit do te luajne neser nje ndeshje miqesore ne prag te rinisjes se kampionateve respektive te Shqiperise dhe Malit te Zi ku ato konkurrojne. Siç eshte bere e ditur kjo perballje do te startoje ne oren 18:00 ne nje nga fushat e kompleksit te ekipeve kombetare ne vendin fqinj.
Por ne fakt miqesorja ka “nisur” qe ne Berlin. Presidentet e te dy ekipeve Alban Xhaferi dhe Pal Dreshaj ndodhen atje ne nga mbledhjet e rradhes te Shoqates Europiane te Klubeve (ECA), pjese e se ciles jane edhe Vllaznia dhe Deçiq.
Maredheniet ne mes dy ekipeve shqiptare jane jashtezakonisht te mira dhe presidentet e tyre po shohin mundesine per te bashkepunuar ne fusha te ndryshme, ose me se paku per te shkembyer eksperience ne mes tyre.
Vllaznia kuptohet qe eshte klub historik ne Shqiperi per vete vitet e formimit te tij, sukseset e shumta qe ka arritur por edhe lojtaret e shume cilesore qe ka nxjerre nga rradhet e saj.
Nderkohe Deçiq po perjeton momentet me te mira te historise se tij keto vitet e fundit teksa jo vetem eshte bere pjese e Superliges malazeze vitet e fundit por eshte shnderruar edhe ne faktor me rezultatet e tij duke qene nje nga ekipet me te mira te kampionatit dhe njekohesisht pjesmarres edhe ne Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/