Ish-mesfushori i Lacios, Alesandro Murgia është shumë afër transferimit tek turiq e Fatih Karagumrukut.

E veçanta e këtij transferimi është se Murgia do të bashkohej me kunatin e tij Andrea Bertolacci i cili u transferuar në janar tek skuadra turke. Bertolacci njihet në futbollin italian pas është aktivizuar për 4 sezone me Milanin në vitet 2015-2019.

Fatih Karagumruk është skuadër turke e cila aktualisht trajnohet nga tekniku italian Françesko Farioli, teksa pjesë e skuadrës janë aktualisht dhe ish-portieri i Interit, Viviano dhe ish-mesfushori i Milanit, Lukas Bilja. Një fluks futbollistësh italian tek skuadra turke që nuk dihet nga e kanë burimin.