Pas fitores minimale në transfertë ndaj Laçit 0-1, në mikrofonat e SuperSport ka folur trajneri i Egnatias, Gugash Magani i cili ka analizuar këtë sukses:

“Ne sot kemi përballuar një kundërshtar të fortë. Laçi është pretendente për titullin kampion edhe pse ka këto pozita. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne.

Kishim balanca, e pritëm Laçin dhe shkuam me kundërsulm. Ata krijuan volum më të madh loje sepse ato ishin me dy pikë. Ata kishin presion ne jo prandaj fituam.

Një moment i doli Pedro Augustos dhe e realizoi. Ne sot kishim 4-5 mungesa, dhe jam i kënaqur me këto lojtar që luajtën sepse bënë me të vërtetë mirë. E gjithë mbrojtja ishte e vendosur mirë, së bashku me portierin, por skuadra ishte shumë mirë sot.”