Gugash Magani në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore me Egnatian e tij, ndërsa së fundmi i ftuar në emisionin Rubrika Sportive, ka folur për ndeshjen mes Partizanit dhe Apolonisë. Sakaq, Magani ka theksuar se Egnatia e tij e kantë vëëhtirë t’i marrë lojtarë në Superiore Apolonisë.
“Partizani ka qenë gjithë lojën në sulm, nëse prodhon para porte janë gjëra individuale që në momente të veçanta mund të ketë probleme nodnjë lojtar individualisht, por si skuadër Partizani është mirë edhe fizikisht.
Nëse shihet si ndeshje, koeficienti i vështirësisë s’ka qenë i lartë. Partizani duhet ta kishte mbyllur me 2-3 gola në pjesën e parë.
Dëshira me mundësinë ishin sepse Partizani kishte raste. Nëse presioni administrohej më mirë te lojtarët do ishte goli më shpejtë. Pashë Partizanin me Apoloninë me diferenca të mëdha dhe ndeshja e Shkodrës e ekuilibruar.
Partizani funksionon në grup, nuk zgjatet shumë. Ka vizion sepse më përpara edhe kur kam drejtuar, ka qenë më shumë fizike. Lojtari më i mirë? Asani nëse do respektojë veten e vet për atë që bën do nderojë edhe skuadrën.
Merkato te Egnatia? Janë shumë lojtarë të mirë ata të Apolonisë. Kemi probleme me presidentin e tyre sepse i ka “kopsitur” mirë në Fier. Mihana, Gjata, Smaçi, Sota dhe Harizaj janë shumë të mirë. Por di që kanë kontrata afatgjata dhe është e vështirë”, tha Magani. /VipSport/