Gugash Magani ka folur pas barazimit 1-1 kundër Vllaznisë. Trajneri i Egnatias u shpreh i lumtur me atë që skuadra e tij dhuroi në fushën e blertë.

Peqinasi tregoi se në këtë edicion futbollistik, rrogozhinasit do të jenë skuadra për t’u mundur Ai përmendi edhe momentin e zëvendësimit të Latifit duke thumbuar disi Brdariç për zgjedhjen e bërë . Në fjalën e tij për Supersport, Magani u shpreh:

“Janë nerva loje. Nuk mund të marr përsipër momentin e Latifit. Me sa di unë, ai është karakter. Për mua sot kur doli, sinqerisht ne u lehtësuam pak. Ky futbollist bën diferencën. Mos harro që edhe te ne ndodhi e njëjta gjë me Pedron. Ka qenë në ditën më të keqe të mundshme. Çdo lojtar duhet të dijë të drejtat dhe detyrimet që ka.

Ndeshja? Sot, ndeshja me Vllazninë, në një skuadër që është e denjë dhe është për titullin kampion, nga ato që ne dhamë në lojë, është rezultat pozitiv. Pjesa e parë ka qenë e mirë për ne. I referohem disa goditjeve që erdhën nga trysnia e rezultateve. Ne jemi njerëz që gjykojmë, jemi edhe prindër.

Duke i pasur parasysh që i kemi dhënë shumë besim këtij, i kemi dhënë shansin për të luajtur. Mendoj se sot gaboi, por mos të harrojmë se ka gabuar edhe Alban Hoxha që është më i miri në Shqipëri. Ajo që është kryesore, është mentaliteti që duhet ta ndryshojmë. S’duhet të jemi inferiorë. Mua më ka ikur dy herë kampionati prej portierëve. Egnatia nuk ka këtë maksimum.

Jam munduar të punoj me skuadrën. Jemi ekip me histori në Superiore. Nuk është sekret kjo që po iu them: Çdo skuadër ka hallet e veta. Ekipi im në çdo ndeshje ka marrë premio. Sot janë likuiduar rrogat. Mos na quani më surprizë. Do punojmë gjithë kohën që të jemi të barabaratë me skuadrat. Jam i pakënaqur me pikët.

Lojtarët? Janë në test deri në janar. Duhet të japin maksimumin. Ka futbollistë që nuk e pranojnë stolin edhe pse s’kanë performancë të mirë. Të gjithë jemi në provë, edhe unë gjithashtu”, tha ai./nesport/