Manchester City ka marrë fitoren e 11 radhazi në ndeshjen e Premier League të luajtura në shtëpi pasi ka mundur 1-0 Newcastle mbrëmjen e sotme.

Episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 31-të. Julian Alvarez ka marrë një top të bukur në zonë nga Foden dhe ka mposhtur Pope me një gjuajtje perfekte.

https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/Hgd9rPXbfx6Si?popup=fromblocked&autoplay=1

Newcastle ka luftuar deri në minutën e fundit, por nuk ka arritur ta shmangë humbjen. Ekipi i Guardiola-s, nga ana tjetër, ka shkuar disa herë afër golit, por Haaland është treguar i pasaktë para portës.

Kampionët në fuqi të Anglisë ndodhen në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me Brighton-in kryesues, ndërsa Newcastle ka rënë në vendin e gjashtë pas humbjes së sotme.

Javën e ardhshme City do të luajë në fushën e Sheffield United, ndërsa Newcastle do të presë në shtëpi Liverpool-in./telesport/