HomeKRYESOREMaguire drejt largimit nga United, mbrojtësi i gatshëm për të 'sakrifikuar' pagën...

Maguire drejt largimit nga United, mbrojtësi i gatshëm për të ‘sakrifikuar’ pagën e majme

harry Maguire mund të largohet nga Manchester United.

Ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, por është sulmuar rregullisht nga tifozët për paraqitjet skandaloze dhe për shkak të rrogës së lartë askush nuk ka dashur ta transferojë.

Por gjërat ndryshuan dje kur Declan Rice u bë lojtar i ri i Arsenalit.

West Ham fitoi 123 milionë euro nga shitja e Rice dhe tani ata duan të investojnë një pjesë të këtyre parave te anglezi.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë rreth 45 milionë euro për Maguire për të cilën West Ham është gati të pranojë dhe tashmë pengesa e vetme e transferimit mbetet paga e tij.

Ai fiton 12 milionë euro në vit, por sipas mediave angleze futbollisti dëshiron aq shumë të largohet saqë është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments