Partizani fiton 1-0 derbin me Dinamon dhe ngjitet në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme. Goli i Esat Malës në minutën e 72-të fut në krizë të thellë “Nëndetësen blu”, e cila pëson humbjen e tretë radhazi në Abissnet Superiore.

Një sukses i merituar i të kuqve, që shfaqën më shumë dëshirë në fushën e blertë, duke dominuar edhe me raste, ku vlen të përmendet një mundësi e pastër e humbur me kokë nga Tedi Cara në pjesën e dytë, ndërsa për Dinamon ishin të pamjaftueshme tentativat e Agim Ibraimit, që në një rast u ndal mbi vijën fatale nga Belica.

Partizani-Dinamo 1-0

Mala 72′

Partizani: Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Kaçe, H. Marku, Rrapaj, Cara, Mala, Junior Trajner: Ilir Daja

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Demiri, Skuka, Ibraimi, Mihana, Chinedu Trajner: Bledi Shkëmbi