Prej dy vitesh eshte zyrtarisht sponsor i Vllaznise dhe duket se ky investim ia ka vlejtur per kompanine “Intersig”. Drejtori i saj per degen Shkoder Arben Maliqi, ne nje interviste per “Shkodra Sport” ne kete fundviti, ka bere te ditur se perpos investimit ne klubin kuqeblu, ka perfituar nga reklama qe i eshte bere dhe xhiroja e saj eshte rritur.
Gjithashtu ka thene se “Vllaznia eshte brand dhe marketingu ka sjelle perfitim te dyanshem. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:
– z.Maliqi, ju jeni perfaqesues i sponsorit zyrtar INTERSIG te KF Vllaznia. A e ka justifikuar KF Vllaznia kete
mbeshtetje nga kompania juaj?
Kompania INTERSIG ne te cilen une jam Drejtor per Degen Shkoder, ka sponsorizuar shpesh artin dhe sportin ne Shkoder, por sidomos edhe me angazhimin tim si tifoz i perkushtuar i Vllaznise, kemi dy sezone qe po kontribuojme financiarisht per KF Vllaznia. Logo e INTERSIG eeshte e stampuar ne fanellat e Vllaznise. Duke pare ndryshimet qe kane ndodhur tek KF Vllaznia, kemi menduar qe te bejme edhe neve detyren tone qytetare, per te mbeshtet sa me shume futbollin si sportin me te dashur qe i jep kenaqesi Shkodres.
– Çfare kushtesh kerkojne Sponsoret qe te sponsorizojne nje ekip futbolli?
Sponsori dihet qe ka shume kerkesa per te mbeshtet aktivitet te ndryshme kulturore. Per t’u afruar nje sponsor duhet besueshmeria qe garanton perfituesi i sponsorizimit, pasi eshte edhe problem i imazhit ne kete rast. Sot KF Vllaznia eshte kthyer ne origjinen e tij te lavdishme persa i perket imazhit, duke lene pas problemet qe jane shfaqur ne vitet e tranzicionit.R endesi ka qe te behet loje e paster dhe e ndershme dhe sponsore te tjere do te afrohen patjeter. Duke sponsorizuar Vllaznine edhe kompania jone ka patur rritje te xhiros ne Shkoder, Vllaznia eshte brand dhe marketingu ka sjelle perfitim te dyanshem.
– z.Maliqi, cili eshte urimi juaj per KF Vllaznia ne vitin 2022?
Se pari urimet me te mira per performancen e Ekipit ne kete sezon, si vazhdimesi e sezonit te kaluar. Po perjetojme emocione te medha duke ndjekur Vllaznine dhe po shohim se asnje ekip nuk arrin te dominoje me loje Vllaznine as ne Shkoder e as ne transferte.
Uroj qe ne fund te Kampionatit te festojme te gjithe bashke titullin Kampion nr.10, pa harruar edhe Kupen e Shqiperise. Vllaznia e sotme i ka te gjitha mundesite te pretendoje te dy trofete sezonale. Gezuar Vitin e Ri 2022 per KF Vllaznia, dhe tifozet e ekipit kudo qe ndodhen./SHKODRA-SPORT.COM/