Vllaznia vijon përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit duke zhvilluar stërvitjet në Ohër dhe krahas tyre po bën edhe disa ndeshje miqësore që do t’i shërbejnë stafit teknik për të konsoliduar edhe më mirë skuadrën.
Por ndërkohë edhe në rradhët e futbollistëve ka optimizëm për një paraqitje të mirë në gjysmën e mbetur të sezonit. Kjo reflektohet edhe në fjalët e mbrojtësit Renato Malota i cili madje duket i bindur se Vllaznia në fund të sezonit do të jetë në Kupat e Europës.
“Gjerat po shkojne mire gjate ketyre diteve dhe po behemi gati per startin e gjysmes se dyte te sezonit. Jam i bindur se ecuria e Vllaznise ne dy fazet e ardhshme ka per te qene me e mire dhe ne rradhe te pare do te mundohemi te rregullojme diçka ne ndeshjet brenda.
E kemi patur problem te luajme ne Shkoder, por mendoj se tashme kjo do rregullohet dhe ne fushen tone do te marrim rezultatet e duhura. Jam i bindur se Vllaznia ne fund te sezonit do te jete ne Kupat e Europes. Mesa di une ka qe ne sezonin 2010- 2011 qe nuk merr pjese ne keto kupa dhe ka ardhur momenti ta realizojme serish kete gje. Jam i bindur se do ia dalim”- ka thene ai.
Një optimizëm i tillë kuptohet që duhet të shoqërojë të gjithë skuadrën në mënyrë që ajo të startojë me fitore javën e ardhshme por sakaq, Vllaznia do të ketë pretendimet e saj edhe në Kupën e Shqipërisë ku shanset për të shkuar në Europë janë më të mëdha sepse rruga drejt suksesit është më e shkurtër dhe mundësitë më të mëdha.