Manchester United ka marrë një lajm të mirë para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Manchester United do të përballet me Barcelonën më 16 prill në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Luis Suarez u lënduar në fitoren e katalonasëve 4 me 1 ndaj real Betisit, ndërsa është në dilemë për ndeshjen e 16 prillit, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Barcelonës, sulmuesi uruguaian ka ndrydhur kyçin e këmbës, ndërsa sot do të bëhet e ditur se sa do të jetë jashtë fushës.
Katalonasit gjithashtu do të jenë edhe pa Ousmane Dembelen në ndeshjen ndaj Manchester United për shkak të lëndimit, e që natyrisht se është lajm i mirë për këta të fundit.