HomeKRYESOREManaj nuk bind drejtuesit por ka një lajm të mirë, mund të...

Manaj nuk bind drejtuesit por ka një lajm të mirë, mund të transferohet te… Barcelona

Rei Manaj ishte sezonin e shkuar një nga më të vlerësuarit në Ligën e Dytë spanjolle dhe golat e shënuar me Albaseten e bënë sulmuesin shqiptar të kërkohej nga disa klube.

Drejtuesit e Albasetes nuk hezituan të blinin kartonin e tij përfundimisht nga Interi duke shpresuar që sulmuesi i Kombëtares të shpërthente megjithatë, sjellja jashtë fushe është kthyer në problem.

Thyerja e disiplinës dhe më pas një dëmtim e lanë Manajn disa javë jashtë fushe dhe tashmë duket se gjithçka po rinis nga fillimi te Albasete. Zërat e merkatos kanë nisur dhe në një emision spanjoll, është thënë se Manaj mund të lëvizë që në merkaton e janarit.

Sulmuesi shqiptar kërkohet nga Barcelona dhe mund të jetë një përforcim i mirë për skuadrën B, e cila militon në Ligën e Tretë spanjolle.

Drejtuesit katalanas shpresojnë që të krijojnë një grup të mirë te Barcelona B nga ku mund të marrin edhe elementë për të ardhmen dhe natyrisht që një transferim i Manajt atje, do ta ndihmonte të stërvitej me disa nga trajnerët më të mirë.

Katalanasit janë gati të paguajnë deri në 5 milionë euro për të dhe për Albaseten është me leverdi duke qenë se Manaj u ble për 1.7 milionë euro. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments