Mançester Junajtidi kërkon të bëjë një skuadër që të synojë titullin kampion dhe ka qenë mjaft aktive në këtë merkato vere. “Djajtë e kuq” kanë afruar disa futbollistë dhe pritet që të ketë edhe afrime të tjera me emër.
Një ndër to, është mesfushori serb Milinkoviç-Saviç i cili kërkohet me çdo kusht nga Mançesteri. Mediat angleze raportojnë se palët kanë arritur tashmë akordin dhe agjenti i futbollistit, Mateja Kezman ndodhet në Mançester, në një takim me drejtuesit e Junajtidit për të mbyllur këtë operacion.
“Djajtë e kuq” duhet të paguajnë 75 milionë euro, duke shtuar këtu edhe 5 milionë euro bonuse. Sakaq, 10 milionë euro bonuse do të shkojnë te Lacio në rast se arrihen objektivat, ndërkohë që vetë Milinkoviç-Saviç do të marrë 5.8 milionë euro në sezon./VipSport/