Mançester Siti është tallur me Shalken sot, duke shkatërruar skuadrën gjermane me një fitore 7-0 që nuk lë vend për diskutim dhe duke kaluar qetësisht në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Skuadra e Pep Guardiolës krijoi raste të panumërta shënimi në këtë duel, por për të kaluar në avantazh iu desh “panenka” e Serxhio Agueros në minutën e 35-të. Vetëm 3 minuta më vonë argjentinasi shënoi edhe golin e dytë ndërsa vulën ia vuri Sane me golin e tretë në minutën e 43-të të ndeshjes.

Me kualifikimin e siguruar, anglezët menduan të argëtoheshin, por pa reshtur sulmet drejt portës së Shalkes dhe gjetën rrjetën edhe 4 herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës me Sterling, B, Silva, Foden dhe Zhezus, për të vulosur një fitore spektakolare.

Mançester Siti-Shalke 7-0
35′ (p), 38′ Aguero, 43′ Sane, 57′ Sterling, 71′ B. Silva, 78′ Foden, 84′ G. Zhezus