HomeKRYESOREManchester United mbyll sezonin më afër rënies nga liga se titullit kampion

Manchester United mbyll sezonin më afër rënies nga liga se titullit kampion

Ka përfunduar një edicion për tu mbajtur mend në Premier Ligën angleze me Manchester Cityn kampion në javën e fundit dhe me ekipet angleze që gjenden në finalen e Championsit (Liverpool dhe Tottenham) dhe finalen e Europa Leagues (Arsenal dhe Chelsea), shkruan Gazetasheshi.com.

Por, ky sezon për Manchester United ka qenë i tmerrshëm.Sikurse nuk mjaftuan telashet që i patën me Jose Mourinhon në fillimin e kampionatit, përfundimi i tij ishte po aq i tmerrshëm.

“Djajtë” edicionin e ardhshëm do të luajnë në Europa League, pasi që këtë edicion ishin larg titullit kampion dhe larg Championsit.

Plot 32 pikë larg kreut të tabelës, diçka e pa imagjinueshme më parë në kohën e Sir Alex Ferguson.

Madje “djajtë” humbën ndeshjen e fundit të edicionit nga ekipi që ra nga liga, Cardiff City me rezultat 0-2.

Thjesht e pabesueshme, por nëse i shikojmë statistikat atëherë asgjë nuk duket e pamundur, pasi që United këtë edicion ka arritur vetëm dy herë të ruaj portën e paprekur.Manchester United e përfundoi një sezon ku më afër ishte rënies nga liga se titullit kampion.

https://twitter.com/hussainimk/status/1127613533687037952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1127613533687037952&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fmanchester-united-mbyll-sezonin-me-afer-renies-nga-liga-se-titullit-kampion%2F

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments