Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka folur për raportet me Mohamed Salah. Kohëve të fundit marrëdhëniet mes tyre ishin zbehur, pasi senegalezi kishte shfaqur hapur pakënaqësinë për egoizmin e egjiptianit.

Megjithatë çdo gjë ka mbetur në të kaluarën.

“Salah është golashënues i çmendur dhe lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë gjithçka. Nganjëherë kemi edhe ne mosmarrëveshje. Por unë kam kënaqësi të madhe që luaj më të sepse mendoj se të dy e flasim gjuhën e njëjtë të futbollit” deklaroi Mane.

Mane ka bërë mjaft mirë, pasi fitoi Champions Leaguen me Liverpoolin sezonin e kaluar, shkoi në finalen e Kupës së Afrikës dhe zhvilloi një sezon fantastik në kampionat. Por pavarësisht këtyre ai nuk e sheh veten si favorit për fitimin e “Topit të Artë”.