Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, deklaroi sot se barazimi që mori Luftëtari në Shkodër ishte i rëndësishëm për moralin e skuadrës. Në SuperSport ai ka deklaruar se kjo skuadër po përfitonte nga pikët që merrte për t’i dhënë besim të rinjve.
“Barazimi ishte shumë i mirë për ne. Na jep besim të vazhdojmë që të kemi këtë ecuri në ndeshjet e radhës. Kemi ekip të ri. Një pikë me këtë ekip të vështirë është e rëndësishme për ne.
Pozicioni i Demos? Edhe unë kam luajtur si mbrojtës i djathtë. Kërkoj të përfitoj nga eksperienca që ka Demo. Pastaj Açka luan në qendër dhe Fili e Rapo që kanë eksperiencë luajnë në anësore, ndihmojnë lojtarët e rinj pa eksperiencë. U jep besim të rinjve, si portieri që ka besimin e trajnerit. Kur marrim pikë, rritet edhe morali jonë, por duhet të jemi më të mirë.
Edhe Luftëtari ndihmon karrierën time, edhe unë Luftëtarin. Se çfarë do të ndodhë nuk e di asnjë por besoj se ekipi do bëjë para.
Mendoj se kam bërë diçka ndryshe nga trajnerët e tjerë, shpreson ta ndihmojë ekipi. Shpresoj të qëndrojë deri në fund, më vjen keq që nuk e njoh shumë shqipen”, tha Marantas. /vipsport/







