Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka reaguar pas fitores 3-0 ndaj Çekisë.Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se nuk ka pasur dhuratë më të mirë se ditën kur ka veshur fanellën e Kombëtares për herë të parë.

“Ditën që vesha për herë të parë këtë fanelle, nuk kishte një dhuratë më të mirë! Forca Shqipëri, vetem nje hap!”, shkruan Kumbulla.

Mungesa e tij ne repartin e mbrojtjes sigurisht qe mund te kete ndikuar, por ata qe kane luajtur kane bere me te miren dhe si rrjedhoje Shqiperia eshte ne vendin e pare te renditjes dhe shume prane kualifikimit ne Europian.

Nga ana tjeter, me rikthimin e tij ne fushen e lojes, sigurisht qe do te jete nje alternative me shume per Silvinjon dhe njekohesisht edhe nje garanci me e madhe per kombetaren shqiptare.