Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla ka dalë përpara medieve për dy ndeshjet që kuqezinjtë kanë me Kazakistanin dhe Lituaninë në 11 dhe 14 tetor. 20 vjeçari bëri hapin e madh duke kaluar nga Verona te Roma në Serie A. teksa tregon se nuk është gati për rolin e liderit në Kombëtare, duke rrëfyer edhe një histori me kapitenin e Juventus, Chiellini.

“Shkova në një klub historik në Itali. Rëndësi ka që vij këtu dhe jap më të mirën për Kombëtaren. Nuk është problem vetëm mbrojtja, por gjithë ekipi duhet të përmirësohet. Shpresoj të luaj dhe të ndihmoj ekipin, me ose pa mua duhet fitore.

Roli I liderit? Besoj se jam më I riu mbrojtës në Kombëtare, janë Gjimshiti dhe Dermaku që e kanë këtë rol.

Chiellini? Në fund të ndeshjes me Juventusin ndërrova bluzën me mbrojtësin Chiellini dhe më tha urime për zgjedhjen, vazhdo kështu sepse ne u plakëm.

Liga e Kombeve? Lojtarët e rinj si unë kemi karakter dhe qetësi për të përballuar dy ndeshjet, futemi në fushë për të fituar. Objektivi? Mendojmë për Kazakistanin, të fitojmë dhe të luajmë mirë. Edhte trajneri nuk flet për të tjera ndeshje, më pas me Lituaninë”, tha Kumbulla./.newsport/