Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka pranuar se nuk ka dijeni se çfarë po ndodh me lojtarët që janë jashtë planeve të tij dhe të cilët po stërviten jashtë grupit kryesor të bluve. Një grup “dytësor” që përfshin emra të njohur si Rahem Sterling e Ben Çilluell, por edhe Armando Brojën, i cili është mes futbollistëve që do të largohen gjatë kësaj vere nga blutë.
Broja ka një akord parimor për transferimin te Bërnli dhe ka kryer edhe vizitat mjekësore, ndërsa pritet finalizimi i marrëveshjes së transfiimit përfundimtar të tij. Kur kjo të bëhet realitet, trajneri do të lajmërohet me një mesazh nga klubi, pasi siç ka pranuar ai para gazetarëve, nuk ka informacione rreth asaj që po ndodh me lojtarët që nuk janë pjesë e stërvitjeve të tij.
“Mendoj se situata është krejt e qartë. Mendoj se ata po stërviten, po presin për një zgjidhje. Por kur ata largohen, është thjesht klubi që më dërgon një mesazh apo më telefonon.
Sapo më treguan që Leslej Ugeçuku iu bashkua Bërnlit. Unë kam këtë lloj informacioni nga klubi pasi nuk i kushtoj vëmendje atyre që po stërviten dhe do të largohen. Unë vetëm fokusohem si të përgatit sezonin, di mund të fitojmë ndeshjet”, tha trajneri italian para mediave.