Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMario Mitaj, ndër mbrojtësit e rinj më të shtrenjtë

Mario Mitaj, ndër mbrojtësit e rinj më të shtrenjtë

Për Mario Mitaj po flitet se do të largohet nga Al Ittihad, por për atë që ka treguar me skuadrën arabe ai konsiderohet mes mbrojtësve nën 23 vjeç më të mirë mes kampionateve jashtë Europës.

Mitaj është përfshirë në dhjetëshen e parë për vlerën e kartonit nga Qendra Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES). Vlera e tij është 8 milionë e 380 mijë euro.

Mario Mitaj, në 40 ndeshje me Al Ittihad, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asiste. Mitaj ka fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite.

Kjo listë, e ndërtuar nga CIES, kryesohet nga talenti argjentinas Agustin Giay, i cili luan te Palmeiras në Brazil. Kartoni i tij sipas CIES vlerësohet gati 20 milionë euro. Giay ka tërhequr vëmendjen e skuadrave si Roma, Napoli e Atletico Madrid.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments