Pol Pogba është një nga emrat që këtë merkato vere do të marrë vëmendjen kryesore. Kjo sepse francezit i skadon kontrata pas një viti me Mançester Junajtid dhe duket e vështirë që të rinovojë me anglezët. Ndaj, në garë për të janë shumë klube e mes tyre është edhe Juventus.

Mesfushori ka kaluar një periudhë të artë në Torino, teksa shkëlqeu duke u konfirmuar në futbollin elitar. Tashmë, bardhezinjtë shpresojnë ta rikthejnë sërish lojtarin, ndërsa në lojë është futur edhe ish-shoku i skuadrës, Klaudio Markizio.

Ky i fundit ka “ngacmuar” Pogba rreth të ardhmes, ndërsa në rrjetet sociale i kërkon të rikthehet. Sakaq, nuk ka munguar përgjigja e Pogba, i cili ka reaguar pozitivisht dhe thekson se destinacioni i radhës do të jetë Torino.

Një sinjal merkatoje nga Pogba, megjithatë mbetet për t’u parë nëse kho lëvizje do të konkretizohet. /VipSport/