Ditet e fundit ka qarkulluar ne media ka qarkulluar emri i Azdren Llullakut si nje kandidature e mundshme e merkatos se janarit per Vllaznine.

Vete lojtari madje e kishte pranuar qe ka patur kontakte me drejtuesit shkodrane, por keta te fundit deri me sot kishin heshtuar. Megjithate ne daljen e tij para medias, drejtori sportiv Matko Djarmati ka shpjeguar gjithçka edhe ne lidhje me kete lojtar.

“Kishim bisedime, është sponsori Alban Xhaferi që merret me këto punë. Nuk do të ishte keq të na ndihmonte një lojtar me kaq eksperiencë si Llullaku për momentin ku jemi. Por të sjellësh një ish-lojtar të kombëtares ka kosto financiare që për momentin te Vllaznia është e vështirë të përballohet”.

Edhe vete lojtari ne fakt e pat deklaruar se ishte nen kontrate me klubin e tij aktual ne Rumani dhe vetem nese Vllaznia nese do te insistonte fort (kuptohet me nje oferte te mire financiare) mund te largohej.

Por kjo duket se eshte e pamundur sepse tek Vllaznia ka nje kontroll te mire mbi financat dhe çdo gje eshte e percaktuar mbi vlerat e kontratave te lojtareve dhe detajet e tjera te saj. Ne kete menyre, duket se tashme rreth Azdren Llullakut nuk ka me asnje mister dhe veshtire qe ai do te mberrije ne Shkoder gjate merkatos se janarit.