Prej shumë vitesh shoqata e futbollit “Rozafa” me drejtues të mirënjohurin Fatmir Paçrami e cila kryen aktivitetin e saj në Shkodër dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur ekipet e saj kanë treguar vlera në futbollin e moshave duke fituar madje edhe trofe.

I rradhës ka qenë ai i marrë ditën e djeshme kur ekipi U13 i saj mori trofeun si më i miri i Zonës së Shkodrës për sezonin futbollistik 2018- 2019.

Një sukses ky i merituar sepse përgjatë gjithë kampionatit, ai ka treguar vlera dhe sidomos në lojën sulmuese ka spikatur më shumë duke dominuar mbi kundërshtarët. Trajneri Bledar Marshiq është i kënaqur me këtë sukses dhe në një prononcim për “Shkodra Sport” shprehet:

“Normale që është kënaqësi gjithmonë kur vlerësohesh për paraqitjet që ke bërë dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Kjo sepse është një vit i gjatë që kemi punuar me këta fëmijë dhe në fund morëm vlerësimin e duhur.

Synimi ynë është të bëjmë më të mirën në vazhdimësi për t’i shërbyer sa më tepër grupmoshave më të mëdha dhe po ashtu që këta fëmijë të kenë një të ardhme më të mirë.

Ka shumë elementë që premtojnë dhe ne mundohemi të bëjmë më të mirën me ta në mënyrë që të rriten nga ana profesionale dhe të vazhdojnë të kenë sukses në karrierën e tyre. Njekohesisht dua te falenderoj nje dashamires te ekipit tone, Fatbardh Bregun qe ka sponsorizuar fanellat me te cilat kemi luajtur ne ndeshjet e ketij sezoni”.
© shkodrasport.com