Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, duke shkaktuar një “furtunë” në kampin bardheblu dhe normalizuar situatën në kampin e vet. Mbrëjen e sotme në emsionin sportiv “Pressing” është i ftuar ish sulmuesi shkodran Edi Martini i cili ka analizuar në terësi derbin:

“Ishte e paragjykuar që Tirana do fitonte. Kishte luajtur më mirë deri tani. Partizani ishte më i qetë. Tirana kishte shumë besim te fitorja, kishte eufori të brendshme. Vitet e fundit ka qenë më lart Partizani, këtë herë ishte ndryshe. Tirana tani është më lart si ekip. Partizanin e kënaqte edhe barazimi, ishte më i qetë. Tiranën e dënoi fakti që donin ta fitonin me çdo kusht. Gabuan edhe disa prej lojtarëve kryesorë”, tha Martini për ndeshjen.

Pas fjalës së presidentit Halili pas ndeshjes, Edi Martini shtoi:

”Dashamirësia e presidenti i Tiranës është pak më shumë babaxhan. Ndërsa tek Kukësi dhe Partizani janë më autoritar. Tek Tirana lojtarët dhe presidenti janë më të familjarizuar ndërsa tek Partizani dhe Kukësi, janë më kërkues dhe kanë qëndrime ndryshe”, perfundoi Martini.

Në debat e sipër me gazetarin Anton Cicani, i cili po e cilësontë një humbje të madhe ndeshjen e Tiranës, Martini u kundërpërgjigj duke lëshuar dhe disa “thumba”:

“Nuk është tragjedi kjo humbje, ka super ekip. Edhe pse humbi ka zotëruar topin 60%. Vangjeli dhe Osmani nuk janë akoma pjesë e skuadrës dhe nuk janë pjesë e atij gjakut bardheblu që ne jemi mësuar të shohim. Partizani i vjetshëm më habiti që doli kampion. Luajtën në bllok dhe kanë bërë çdo ndeshje në maksimum. Ai Partizan i vjetshëm është zor të bëhet”, shtoi Martini./newsport/