Komisioni i Disiplinës, është mbledhur ditën e sotme, për të shqyrtuar parregullsitë e ndodhura në javën e fundit që lamë pas, në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.
Në vendimet e marra, klubi i Tiranës është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë në ndeshjet në shtëpi, ndërsa Majkëll Ngo, për sulm ndaj kundërshtarit, është dënuar me plot 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Dënohet gjithashtu edhe trajneri i portierëve të Tiranës, Emanuel Egbo, me 2 ndeshje, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Nga ana tjetër, presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti, për sjellje jo sportive, ndërsa djali i tij, Kleo Laska, është dënuar me plot 9 ndeshje, ashtu si dhe zyrtari tjetër i klubit, Klevis Hima. Më poshtë, vendimet e plota./PANORAMASPORT.AL
VENDIMET
1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
2.Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3.Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4.Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
5.Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6.Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF.
8.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
9.Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10.Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.