Mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nuk dëshiron të vazhdojë me ekipin e Ingolstadt-it, pasi klubi i tij ra në kategorinë e tretë. Shtatlarti ka nisur kontaktet me Greuther Fürth-in dhe dëshira dypalëshe është të ketë ritakim.
33-vjeçari do të rikthehet, po ashtu dhe drejtuesit e klubit, por ka një problem të madh. Ekipi aktual e mori Mavrajn në janar nga Arisi dhe nuk dëshiron ta lërë të largohet pa paguar për kartonin e tij.
Ata duan rreth 350 mijë euro për mbrojtësin, ndërsa një shifër e tillë është goxha e lartë. Mosha e Mavrajt të step, pa harruar dhe buxhetin jo të lartë që ka skuadra e Greuther Furth-it në merkato./telesport/