Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMazrekaj: Ekipi më i dobët në Shqipëri mund më të fortin në...

Mazrekaj: Ekipi më i dobët në Shqipëri mund më të fortin në Kosovë

Shpeshherë janë hequr vija paralele mes futbollit në Shqipëri dhe atij në Kosovë. Niveli ekonomik në rritje dhe buxhetet “më të shëndosha” në Kosovë, e shoqëruar me një sjellje më të përmbajtur nga presidentët e klubeve, kanë bërë që shumë trajnerë nga Shqipëria zyrtare të shkojnë në Kosovë për të dhënë eksperiencën e tyre.

Por sa të përbashkëta kanë këto dy kampionate dhe kush qëndron më lartë? Mentor Mazrekaj, lojtari i Laçit që ka qenë pjesë e Superiores prej vitesh dhe që provoi eksperiencën në Kosovë, u shpreh se Shqipëria është 10 vite përpara.

“Ekipet në Kosovë që kur dolën në Europë i ka kapur euforia që të marrin lojtarë nga Shqipëria. I njoh shumë prej tyre që vijnë nga ekipe jo të mira, hiq Cuculin dhe këta të Gjilanit. Shumica janë në përfundimin e karrierës dhe kanë gjetur ekipe që i japin shumë para. Në Shqipëri këta lojtarë nuk i marrin.

Dallon shumë futbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës në aspektin fizik, taktik, fushat më të mira. Shqipëria është të paktën 10 vite prapa Kosovës. Ekipi më i dobët në Shqipëri rreh ekipin më të fortë në Kosovë. Këtë mendim kam nga infrastruktura dhe ritmi, arbitrimi gjithashtu”, ka thënë Mazrekaj për “Kanali 10”. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments