Pak ditë më parë, Kilian Mbape festoi datëlindjen e tij të 21-të. Deri tani sulmuesi ka një karrierë të pasur, të mbushur me trofe të rëndësishëm dhe me gola.
Mbape u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari mi i mirë francez nga revista “France Football”.
Në fjalën e tij për këtë revistë tregoi edhe dëshirën për të shkuar në Lojërat Olimpike, si dhe luftën në distancë me Mesin në sezonin e kaluar për çmimin e “Këpucës së Artë”.
“Njerëzit mendojnë se Mbape ka ndryshuar, por kjo është gënjeshtër. Luaj që të jem i rëndësishëm dhe deçiziv për ekipin tim. Më parë ia jepja topin më të mirit të ekipit, tani mua më pasohet më shumë dhe përfitoj nga mundësia. Lojërat Olimpike? Sigurisht që dua të shkoj. Do të flas edhe me klubin.
Gara me Mesin? E dija që Mesi më shikonte. E dija që do luftoja për ‘Këpucën e Artë’, por përballë kisha Mesin. Kishte ndeshje kur kisha shënuar tre gola, por ai më pas bënte katër. Më kujtohet që flisja me Dembelen dhe e pyeta si ka mundësi, a po e bën qëllimisht?”, u shpreh Mbape./syri/