Kilian Mbape është një nga futbollistët më të dëshiruar në merkato falë aftësive që ai tregon për çdo ndeshje në fushë.

Megjithatë, aktualisht, sulmuesi është i përqëndruar te Europiani me Francën.

Por, as në kombëtare duket se numri 7 i PSG nuk i ka shpëtuar dot merkatos. Së fundmi, Mbape thekson se Lukas Hernandez e ka ftuar te Bajern Mynih.

“Po, Lukas më tha se duhej të shkoj te Bajern Mynih. Por, në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, unë tani për momentin jam i lumtur aty ku jam”, u shpreh Mbape. /VipSport/