Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbledhje urgjente në Shijak, Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore

Mbledhje urgjente në Shijak, Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore

Erzeni ka qëndruar shumë në heshtje këtë periudhë merkatoje dhe pasi arriti të fitonte ndeshjen ndaj Korabit që i siguroi mbijetesën, shijakasit nuk kanë pasur më zhvillime me përjashtim të largimit të Adnard Mehmetit drejt Partizanit.

Megjithatë, sot mund të vendosen fatet e sezonit për Erzenin duke qenë se drejtuesit e klubit do të takohen me Bashkinë Shijak ku edhe do të diskutohet për sezonin e ri.

Erzeni është në kërkim të sponsorëve por deri më tani kanë munguar, duke bërë që të mungojnë edhe financat dhe kjo gjë ka krijuar vështirësi të mëdha.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që të kenë edhe mbështetje nga Bashkia duke qenë se rrezikohet pjesëmarrja ashtu si sezonin e shkuar. Kujtojmë që Erzeni siguroi Superioren vetëm në ditët e fundit sezonin e shkuar dhe skuadra u krijua në pak ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments