Mbreme u detyrua te pranonte humbjen ndaj Vllaznise dhe sot nderkohe ka dhene doreheqjen nga drejtimi i skuadres. E kemi fjalen per trajnerin e Goga Basket, Melzin Lazimi i cili nga sot nuk do te jete me ne timonin e skuadres kampione ne fuqi te vendit.
Por interesant eshte fakti se nese Lazimi u largua si shkak i humbjes ndaj shkodraneve, interesant eshte fakti se vendin e tij do ta zere pikerisht nje shkodrane: Afrim Bilali.
Trajneri aktual i kombetares shqiptare ka qene mbreme ne “Qazim Dervishi” dhe e ka ndjekur nga afer ndeshjen Vllaznia- Goga Basket sepse mesa duket gjithçka ka qene e planifikuar per largimin e Lazimit.
Ndryshimin e trajnereve tek kjo skuader rivale e Vllaznise e kane bere te ditur vete durraket permes faqes se tyre zyrtare kur shkruajne:
“Pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit kombëtar të Superligës Basketbollit, dhe rezultateve jo shumë të mira të skuadrës, trajneri Z. Melzin Lazimi kërkon dorëheqjen, dhe mirëpritet nga Bordi i Akademisë.
Sot u prezantua trajneri i ri i skuadres Goga Basket Z. Afrim Bilali, aktualisht dhe trajner i Kombëtares Shqiptare të basketbollit.
Falenderojmë Melzinin dhe jemi mirënjohës për kontributin e tij të deritanishëm, si dhe i urojmë suksese Z.Afrim në drejtimin e skuadrës Goga Basket drejt objektivit:
PER TU SHPALLUR SËRISHT KAMPION TË SHQIPËRISË!