Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Mbretërit e tregut' – Manchester City nënshkroi një formacion brenda një viti,...

‘Mbretërit e tregut’ – Manchester City nënshkroi një formacion brenda një viti, shpenzoi mbi 500 milionë euro

Manchester City ka arritur në shifrën e mbi 500 milionë eurosh shpenzime vetëm brenda një viti, duke realizuar një nga periudhat më të shtrenjta të transferimeve në historinë e futbollit.

Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta Marca, klubi anglez ka investuar 529.5 milionë euro brenda vetëm një viti, duke ndërtuar praktikisht një formacion të ri titullar.

Në krye të listës qëndron sulmuesi anësor, Antoine Semenyo, i blerë për 74 milionë euro, i ndjekur nga Omar Marmoush, i cili iu kushtoi 70 milionë euro.

Blerjet e Man Cityt brenda një viti

Investime të mëdha janë bërë edhe në mesfushë dhe mbrojtje me Nico Gonzalez dhe Tijjani Reijnders nga 60 milionë euro secili, si dhe Abdukodir Khusanov që iu kushtoi 50 milionë euro.

Qytetarët nuk ka kursyer as në prapavijë. Rayan Ait-Nouri (40 milionë euro), Vitor Reis (35 milionë euro) dhe Marc Guehi (23 milionë euro) kompletojnë boshtin mbrojtës, ndërsa në repartin kreativ blenë Ryan Cherki (36 milionë euro).

Formacioni me blerjet e një viti

Në portë është transferuar Gianluigi Donnarumma për 30 milionë euro, ndërsa investime janë bërë edhe për të ardhmen me Sverre Nypan (15 milionë euro) dhe Juma Bah (6 milionë euro). Marcus Bettinelli ka ardhur për vetëm 500 mijë euro, si alternativë në stol. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments