Veleçiku ka nisur stervitjet dhe pergatitjet per sezonin e ri futbollistik, tashme nen drejtimin e trajnerit te ri Haris Lika.
Por skuadra koplikase eshte perballur edhe me largimin e disa lojtareve dhe njeri prej tyre qe eshte larguar ditet e fundit, ka qene mbrojtesi Ardit Hoxhaj.
23 vjeçari shtatelarte eshte bashkuar tashme me ekipin e Terbunit, çka do te thote se ai dot e vazhdoje te luaje serish ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Ai eshte vene ne dispozicion te trajnerit Beqiri dhe madje eshte federuar me pukjanet, nderkohe qe ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Burrelit, ka qene i gatshem ne pankine, por pa arritur te debutoje ne fushe.
Synimi i tij eshte i qarte per kapur formacionin dhe natyrisht qe i duhet te punoje fort per te perballuar konkurrencen, por ai eshte pergatitur per kete gje dhe me siguri qe do ia dale./SHKODRA-SPORT.COM/