U afrua me bujë në merkaton e janarit, për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e tij në mbrojtjen bavareze, por Daley Blind nuk ka bindur aspak drejtuesit e klubit gjerman.

Holandezi ka koleksionuar vetëm 5 paraqitje me fanellën e Bayernit të Mynihut, pak më shumë se 150 minuta në fushë, prandaj mund të thuhet se aventura e tij në Bundesligë ka qenë një zhgënjim i vërtetë.

33-vjeçari u bashkua me bavarezët si lojtar I lirë në janar, por drejtuesit e Bayernit kanë vendosur që të mos I rinovojnë kontratën dhe në qershor Blind do të jetë sërish një lojtar I lirë.

Vera e ardhshme duket se do te jete shume e nxehte tek Bayern sepse priten shume ndryshime, si ne kupolen drejtuese, po ashtu edhe ne organiken e lojtareve.