Franc Ymeralilaj ka folur pas barazimit 1-1 kundër Vllaznisë. Mbrojtësi i Egnatias u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij si dhe tregoi diferencat mes skuadrës aktuale dhe rrogozhinasve.

Nuk la pa përmendur edhe momentin e nervozizmit të Liridon Latifit për zëvendësimin nga trajneri Brdariç. Në fjalën e tij për Supersport, ai deklaroi:

“Normalisht në çdo skuadër ndodhin këto gjëra. Janë nerva loje. Ai duhet ta mendojë vetë që s’duhet të reagojë kështu. Por në një farë mënyre justifikohet.

Pritshmëritë? Ne e filluam shumë keq kampionatin, por objektivi ynë s’është mbijetesa. Duam gjithmonë 3 pikët, duam të shohim ndeshjen e radhës. Të arrijmë sa më lart. Kukësi ka lojtarë cilësorë në mesfushë dhe anë. Na shkaktoi probleme në mbrojtje. Gjithë futbollistët janë të mirë.

Diferenca Ballsh – Rrogozhinë? Edhe Ballshi kishte problemet e veta, por deri tani te Egnatia jam i kënaqur sepse shoh seriozitet, ka objektiva.

Rivalët? Ne kemi luajtur me gjitha skuadrat dhe diferencat s’janë të mëdha. S’luajmë me emra, por luajmë në fushë”, përfundoi ai./newsport/