Kristian Toshevski mund të braktisë bardheblutë. “Panorama Sport” zbulon se mbrojtësi i Tiranës dhe i Maqedonisë së Veriut, Kristian Tosevski, është në listën e dëshirave të Ujpestit, skuadër që luan në Europa League këtë sezon.

Kire Ristevski që luajti për ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian, pjesërisht i mbajtur në Budapest, ende i përket Ujpestit në letër, por nga 30 qershori do të forcojë skuadrën e AEL të Limasolit në Qipro.