HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrojtësi Juriç me leje, në Shkodër e presin për të firmosur kontratën...

Mbrojtësi Juriç me leje, në Shkodër e presin për të firmosur kontratën e re

Kroati Marko Juriç është një nga futbollistët në rradhët e Vllaznisë që do të rinovojë kontratën sërish me skuadrën kuqeblu.

Kroati, i cili shënoi edhe një gol në 24-ndeshje të luajtura, është në planet e drejtuesve të Vllaznisë edhe për një sezon tjetër dhe prandaj pritet të zyrtarizohet edhe rinovimi me këtë futbollist, gjë e cila është paralajmëruar prej ditësh nga “Shkodra Sport”.

Megjithatë, Juriç ka kërkuar dy-tri ditë leje më shumë për të qëndruar në Kroaci për shkak të një gëzimi familjar që ai ka pasur. Në Shkodër e kanë mirëkuptuar kroatin për këtë gëzim familjar dhe tashmë janë në pritje të rikthimit të tij për të vijuar bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon në karrierën e tij në rradhët e kuqebluve.

Ai konsiderohet një element i rëndësishëm i skuadrës dhe trajneri Migen Memelli ka kërkuar që ai të jetë pjesë e ekipit të tij në sezonin e ri. Këtë sezon me Vllazninë, Marko Juriç u aktivizua në 30-ndeshje në mes kampionatit dhe Kupës, teksa arriti të shënojë edhe dy gola me fanellën kuqeblu, një në kampionat ndaj Laçit dhe një në Kupë ndaj Flamurtarit.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments