Partizani zbarkoi dje paradite në stërvitje, ku po përgatitet për sfidën e së hënës ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muça” në orën 13:00.
Siç dihet, skuadra ka marrë rezultate shumë të dobëta në javët e fundit dhe ka hyrë në një presion mjaft të madh.
Ndërkohë, lajm i mirë është se Marçelino Preka, mbrojtësi shkodran, që u ble për rreth 60 mijë euro nga Bylisi në verë, më në fund ka kaluar gjithë problemet muskulore dhe po stërvitet normalisht prej disa ditësh.
Rikthimi i tij është një ndihmë e madhe për Kolelën, pasi plani është që në rast se shkodrani jep përgjigjet e duhura, t’i besohet një vend titullari krah Eljon Sotës.
Në varësi të zhvillimeve, ndaj Bylisit pritet t’i jepen edhe disa minuta për të kapur ritmin.