Kategoria Superiore është rikthyer sot në fushë teksa ka disa ndeshje interesante që po luhen aktualisht dhe të cilat kanë mbyllur pjesët e para (Partizani-Teuta do të zhvillohet në 16:00 në Elbasan).
Kështu, në Fier, Skënderbeu po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Apolonisë me golin e shënuar nga Sadriu në minutën e 24′.
Por, surpriza e vërtetë vjen në Ballsh, aty ku Bylisi vendas po fiton 2-0 ndaj Kukësit të Mirel Josës. Dy golat e Ndrecës (minuta 14′ dhe 45′) po vendosin këtë takim që do të ishte një dështim total nga verilindorët, të eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Barazim në dy fushat e tjera, Laç dhe Fushë Krujë. Ende sfidë e bllokuar mes Kastriotit dhe Vllaznisë, që duhet të kthehet te suksesi pas një faze totalisht zhgënjyese në sajë të rezultateve të fundit.
Kurbinasit, sakaq, me golin e shënuar nga Mazrekaj në goditje këndi dhe në sajë të erës së fortë. Më parë skuadra bardheblu kishte shënuar me Çelhaka në minutën e 23′.
Kategoria Superiore – Java 25
E diel, më 21 mars, ora 13:00
Laçi-Tirana 1-1
Shënues: Mazrekaj 40′ / Çelhaka 23′
Apolonia-Skënderbeu 0-1
Shënues: Sadriu 24′
Kastrioti-Vllaznia 0-0
Bylisi-Kukësi 2-0
Shënues: Ndreca 15′, 45′