Vesel Limaj do të rikthehet i gatshëm të kontribuojë për Kukësin duke nisur nga ndeshja e së premtes ndaj Vllaznisë.
Mesfushori që në fillimin e sezonit mbajti dhe shiritin e kapitenit pati një problem në lidhje me kontratën e tij me klubin, mirëpo duket se ngërçi është zgjidhur dhe në një prononcim për RTSH Sport, trajneri Rrahman Hallaçi ka garantuar se Limaj do të rikthehet të jetë ai lojtari kryesor që njihet.
“Limaj thjesht ka pasur një diskutim në lidhje me kontratën dhe mendoj që gjërat u zgjidhën. Limaj do jetë në skudër dhe shumë shpejt do jetë ai lojtari kryesor që ka qenë vazhdimisht.
Jo se nuk ka dhënë Limaj maksimumin, ai e ka dhënë, por ka pasur një diskutim për kontratën dhe është mëse normale që unë si trajner më mirë ta lë të qetësohet një javë sepse në momentin që një lojtar që me drejtuesit kanë gjërat e tyre personale.
Kuptohet më mirë lojtari duhet të jetë i qetë dhe një lojtar tjetër që nuk ka këto shqetësime jep maksimumin. Limaj do jetë me ekipin, do jetë i grumbulluar për ndeshjen me Vllazninë”, u shpreh Hallaçi. /Vipsport/