Kombëtarja e Shqipërisë u kthye mbreme me një medalje bronxi nga Kampionati Europian i Boksit i zhvilluar në Vladikavkaz (Rusi). Boksierja shkodrane Elsidita Selaj nderoi vendin tonë me vendin e tretë në Europian duke marre edhe medaljen e bronzte. Nje sukses ky i merituar i kesaj sportisteje dhe e trajnerit te saj Jetmir Kuçi.
Boksieret e tjere pjesmarres ne kete eveniment Albert Kapaj, Muhamet Qamili dhe Mikel Çullhaj, pavaresisht perpjekjeve te tyre, nuk ia kane dale te sigurojne medalje. Per kete arsye, medalja e Selajt merr vlere edhe me te madhe.
I gjithë ekipi dhe stafi i kombetares shqiptare ka mbërritur mbreme në Aeroportin e Rinasit ku jane pritur nga presidenti i Federates Florend Kalivopuli i cili i ka pergezuar per paraqitjen dinjitoze dhe ne veçanti, boksieren shqiptare qe ngriti flamurin shqiptar ne kete eveniment te rendesishem.